Po kërkoni punën e ëndërrave? Atëherë mundësia e jetës suaj sapo ka mbërritur.

MUTTS Canine Cantina, një bar-restorant në Dallas të Teksasit, që lejon klientët të marrin qentë e tyre me vete, ju paguan 100 dollarë për orë për të luajtur me kafshët shtëpiake.

Në njoftimin nga restoranti, përshkrimi specifik i punës përfshin luajtjen me qentë e klientëve, mbikëqyrjen dhe shoqërimin e tyre.

Përveç pagesës në bazë të orëve, përfshihet ushqimi dhe pijet falas në restorant.

Ata që janë të interesuar duhet së pari të ndjekin MUTTS Canine Cantina në Instagram dhe më pas të postojnë fotografi zbavitëse ose video në llogarinë e tyre, duke shpjeguar pse janë më të përshtatshëm për pozicionin.

Aplikantët duhet të jenë të paktën 18 vjeç dhe të mos kenë alergji nga qentë.