Nga Avni Nezaj

Hej… hej, në pikë të mëngjesit nëpër valët e një radiojeje krejt të pa njohur dëgjoj ritualin e muzikës që më shoqëron në rrugën e përditëshme për të shkuar ne punë.

 

Por, sot këtë ritual ma prishi thirrja e ashpër e një politikani, e dy poltikanëve, e tre

 

politikanëve të “ashpër”, në të njëjten radio, “nuk ka bir kurve…”, “nuk ka bir kurve…”, “nuk ka bir kurve…”,… e frikshme e pamoralshme e pacipë e pa kuptimtë. E nuk ishte aspak reklamë.

Ajo kurva kush është? A është nënë, e është bijë? A është motër, a është grua?

 

Jo kjo nuk mund te jetë as nënë, as bijë, as motër, as grua. Kjo shprehje e përdorur ritualisht nëpër kancelaritë jeshile nga hashashi dhe paraja e PPP-ve, të së majtës shqiptare, duket se është mbyllja ose preludi i një, i një… i një fyerje gjigandeske qe ata i bëjnë gruas, nënës, motrës…..

 

Asnjëherë në politikën shqiptare, por as në atë në botë nuk kemi parë apo dëgjuar një komunikim të tillë fyes, denigrues, në formë gjobe dhe me kode mafioze që trondisin thellë. Sepse, asnjëherë politika në asnjë vend normal nuk ka qenë kaq afër me krimin, mafian ku nuk hyn në punë morali, por shërbimi dhe kërcënimi.

 

“Nuk ka bir kurve…”, thotë njëri, e “nuk ka bir kurve…”, thotë tjetri. Një konotacion çuditërisht i përdorur për të treguar forcë në mënyrë të pamoralshme duke fyer atë që të ka bërë kokën dhe atë që të ka rritur apo po të rrit fëmijët.

Frika nga ligji i detyron këta politikanë “kalibri’ që të shajnë e te fyejnë si në mejhane, në mënyren më barbare duke patur si “relike” gruan.

 

E kryeministri ynë që nuk lë rast pa e përmendur se gruaja është forcë e madhe në ndërtimin e “socializmit” hesht. Nuk thotë asnjë fjalë, kur politikanët e sërës së tij dhe zyrtarët e lartë të partisë së tij e kanë si kod komunikimi birkurvëllëkun. S’ka faj është i gëzuar i ngjajnë të gjithë atij, tashmë.

 

Morali është kriminalizuar dhe ka rënë përtokë e po shkelet me këmbë nga drejtues të lartë jo vetëm politikë. Ai që çirret për të drejtat e grave, por që në historinë e tij personale ka shumë hije në këtë lloj bashkëpunimi apo bashkëjetese të tij me seksin e kundërt, nuk bind më askënd se po i mbron, mbështet, apo po tallet me to.

 

Dashur pa dashur edhe radhët e “nuk ka bir kurve” po shtohen përditë. Ishte vetë Rama, erdhi Tahiri, vijon Dako e të tjerë, e të tjerë… Ky kod komunikimi kërcënues i denjë për grupet mafioze të jugut të Italisë është sot një realitet edhe politik edhe social edhe shoqëror.

Pasi kërcënimi në këtë mënyrë i funksionoi njërit, po i funksionon tjetrit dhe do t’i funksionojë secilit që do ta përdorë, nëse kryeministër është Edi Rama.

 

Imazhet krejt fallco e të kuruara mirë për konceptin e tij të mbështetjes për gruan dhe femrën në përgjithësi bien poshtë menjëherë, kur shikon modelin e tij edhe personal, edhe qeverisës me birkurvëlleqe….

 

Aq shumë është bastarduar kjo fjalë dhe imazhi i gruas në këtë qeverisje sa duke parë Minsitrat në TV, ERTV apo diku tjetër me duket sikur thonë non stop, “nuk ka bir kurve” apo “bijë kurve” që…

Hej …Hej… melodia vazhon të jetë prezente herë pas here….dhe do të shpeshtohet edhe më shumë në ditët që vijnë, kështu paralajmëron opozita të paktën…