Me siguri që gjithsecili prej jush që po lexon këtë artikull ndjek të paktën dy seriale turke. Dhe ajo që ju ka bërë të gjeni veten në këto filma është sepse i trajtojnë situata familjar eme shumë ndjeshmëri dhe burrat janë ato që komandojnë, njësoj si në Shqipëri.

Mirëpo të gjithë ndjekësit e këtyre serialeve në Turqi kanë mbetur të zhgënjyer pasi kinematografia turke e ka humbur origjinalitetin. Gazeta turke Olay ka zbuluar se në fakt të gjitha janë përshtatje të telenovelave japoneze, latine dhe spanjolle.

Telenovela “Nënë” ka qenë shumë e ndjekur në Shqipëri, por është përshtatje e një telenovele japoneze me të njëjtin titull. Të njëjtën origjinë kanë edhe telenovelat e tjera turke të cilat po transmetohen aktualisht atje si: Kadin (Grua), Kizim (Vajza ime), Bir litre gozyasi (1 litër lot) etj.

E ndërsa telenovela turke “Dashuri e ndaluar” e ka marrë indicien nga telenovela spanjolle me të njëjtin titull.