Rudi Vata: Fatmirësisht, futbolli shqiptar ekziston ende…

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares kuqezi, Rudi Vata, i ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, foli për ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, duke thënë:

“E trishtueshme një kampionat pa tifozë, nuk e di çfarë shije ka. Shumë flitet e i bëhet reklamë Superiores, por edhe sonte një ndeshje e madhe, më e madhja e kampionatit shqiptar nuk është se kishte shumicë, shumë vende ishin bosh.

Pastaj kur sheh që stadiumi i Kamzës e Kastriotit që është bosh, Kukësi e të tjerë gjithashtu, nuk e di se çfarë motivimi gjejnë futbollistët. Unë them fatmirësisht që futbolli shqiptar ekziston akoma.

Me këtë gjendje që është e shoh të trishtueshme situatën dhe shumë mjerim, nuk e di se si motivohen lojtarët kur stadiumi është i tillë.

Është problem shumë i madh, e cila duhet riparuar se nuk është i bukur. Nuk ka atmosferë dhe adrenalinë”,- tha Vata./vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...