“Jeta nuk vjen me një manual. Vjen me një nënë”.

“Të jesh një nënë do të thotë të mësosh për aftësi, të cilat nuk i dije se i kishe dhe të përballesh me frikëra, të cilat nuk i dije se ekzistonin”.

“Kur shikon drejt nënës tënde, dije se je duke parë drejt dashurisë më të pastër që mund të përjetosh në jetë”.

“Telefonoji nënës tënde. Tregoji se sa e do. Kujtoja se i je mirënjohës për çdo herë që të ka qëndruar pranë”.

“Nëna është personi që mund të zërë vendin e çdokujt, por vendin e së cilës nuk e zëvendëson askush”.

“Zemra e një nëne është si një humnerë e thellë, në fund të së cilës përherë ke për të gjetur falje”.

“Prapa çdo historie të jetës tënde, qëndron nëna jote, sepse historia e saj qëndron aty ku fillon historia jote”.

“Nga gjithë dhuratat që mund të të ofrojë falas jeta, një nënë e dashur është më e madhja nga të gjitha”.