Letra prekëse e një babai për vajzën e tij që çdo femër duhet ta lexojë

E dashur e ëmbla ime….

Kohët e fundit une dhe nëna jote po kërkonim në Google një përgjigje. Pa e mbaruar mirë fjalinë së shkruari, Google n’a rekomandoi një listë me termat më të kërkur në botë. Në krye të listës ishte “Si t’a mbani atë pas vetes”

Më tmerroi. Printova një mori artikujsh se si mund të bëhesh seksi dhe seksuale, kur ti cosh një birrë në vend te një sanduici, dhe shumë mënyra të tjera për ta bërë atë ndjehet i fortë dhe i zgjuar.

Dhe vërtetë që u nevrikosa shumë….

E vogla ime, nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë detyra jote “t’a mbash atë të interesuar pas teje”.

E vogla ime, detyra jote e vetme është t’a dish thellë në shpirt që ti vlen për interesin e të gjithëve (nëse nuk harron se edhe gjithë të tjerët kanë të njëjtën vlerë, atëherë pjesa më e madhe e luftës me jetën është fituar. Por kjo është një tjetër letër.)

Nëse ke besim tek vlera jote, në këtë mënyrë do të jesh më tërheqëse në kuptimin e vërtetë të fjalës: do tërheqësh një djalë i cili është i aftë për interesin tënd dhe që do të kalojë jetën e tij duke investuar të gjithë interesin e tij tek ty.

E vogla ime, sot dua të të flas për atë djalin që nuk ka nevojë ta mbash të interesuar pas teje, sepse ai e di vetë se sa interesante dhe tërheqëse je ti.

Nuk më intereson nëse ai i vendos bërrylat në tavolinën e darkës-për sa kohë vendos shikimin se si mblidhet hunda jote kur ti buzëqesh, dhe më pas nuk i heq dot sytë prej teje.

Nuk më intereson nëse nuk luan golf me mua-për sa kohë do luajë me fëmijët që ti do i dhurosh dhe të argëtohet me to në gjitha mënyrat e bukura dhe të lodhshme që do jenë ato, sic je edhe ti.

Nuk më intereson nëse nuk i shkon nga pas kuletës-për sa kohë ai ndjek zemrën e tij dhe ajo e con gjithmonë tek ty.

Nuk më intereson nëse ai është i fortë-për sa kohë të jep ty hapësirën të ushtrosh fuqinë që ka zemra jote.

Nuk më intereson mënyra se si ai voton-për sa kohë zgjohet cdo mëngjes dhe të zgjedh ty në vendin e nderuar në shtëpinë tuaj dhe zemrën e tij.

Nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij-për sa kohë pikturon kanavacën e jetës tuaj me furcat e durimit, sakrificës, dobësisë dhe butësisë.

Nuk më intereson nëse është rritur me këtë fe, ose atë fe-në tjetër ose pa fe fare-për sa kohë di të vlerësojë të shenjtën dhe të shijojë cdo moment të jetës, dhe cdo moment i jetës me ty pranë është thellësisht i shenjtë.

Në fund, e vogla ime, nëse jeta të përball me një mashkull të tillë, edhe sikur une dhe ai të mos kemi asnjë të përbashkët, do kemi gjënë më të rëndësishme të përbashkët:
Ty

Sepse në fund, e vogla ime, e vetmja gjë që mund t’a mbajë atë të interesuar pas teje, është që ti të jesh vetvetja.

Mashkulli yt përjetësisht i interesuar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...