Shoqata Humanitare e invalidëve paraplegjik dhe tetraplegjik në Shkodër organizoi Konferencën ”Jeto më mirë, Jeto më gjatë”.

 

 

Në këtë konferencë u diskutua për çështje të mjekësisë alternative dhe bashkëkohore ku mes të tjerash organizatorët kërkuan që të rishikohet paga e kësaj shtrese e cila nuk i del për të kryer shërbimet e tyre.

 

 

Misioni i kësaj shoqate është integrimi në jetën sociale të gjithë personave me këtë specifikë në aftësinë e kufizuar nëpërmjet aktiviteteve kulturore, sociale, sportive etj.

 

 

Mbështetësit në këtë iniciativë janë donatorë të ndryshëm të cilët vijnë në ndihmë duke financuar programet dhe projektet e kësaj kategorie