I fiksuari pas djemve shet vajzën e porsalindur për 5 mijë euro

Një burrë në Kinën Lindore është arrestuar për shitjen e vajzës së tij të porsalindur. Ai është i fiksuar pas djemve dhe u zhgënjyer shumë kur zbuloi se fëmija i dytë ishte sërish femër.

Ai shiti foshnjën 10 ditëshe tek një çift në një provincë tjetër për 5 mijë euro. Denoncimi në polici u bë në shtator nga nëna e tij kur zbuloi se mbesa ishte zhdukur.

42-vjeçarja Li tha se do shkonte të shtëpinë e të birit për ti dhënë ndihmë rreth kujdesjes për të porsalindurën, njësoj siç kishte bërë me mbesën e parë.

Por, i biri nuk e mirëpriti dhe nuk pranoi që ta fuste brenda.

“Unë e pashë mbesën time vetëm për pak çaste kur erdhi në jetë. Më pas nuk e pashë më dhe biri im nuk më lejonte të hyja në shtëpi”, tha ajo për policinë.

Në fillim të tetorit, Li shkoi të takonte nusen kur i biri nuk ishte në shtëpi dhe zbuloi se foshnja ishte zhdukur.

Fëmija është gjetur dhe aktualisht është nën kujdesin e nënës dhe gjyshes së saj. Blerësit dhe babai i foshnjës janë arrestuar nga policia lokale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...