Burgu me pesë yje

Inagurimi i burgut me pesë yje në Reç të Malsisë së Madhe ma kujtoi nji ndodhi të vër­tetë që na e ka diftue nji mik shkodran mbas vitit 1992.

 

Në nji rast qilloi që ishim tue pi kafe me nji zotni nga shtresa e për­ndje­kun. Ky sapo ishte caktue drej­tor i burgut në Tiranë, dhe me hu­morin që e kanë në gjak shko­d­ranët, na diftoi:

 

Sa kisha marrë de­tyrën dhe më pre­zan­tuen me vendin e punës, me per­so­nelin, mje­­diset, kushtet. Si asht rregulli, u njof­tuen të ndalu­emit mbi em­nimin e drej­torit të ri. Mbas do ditësh më thonë që i bur­go­suni Hekuran Isai, ministër i mbren­dshëm në kohën e dikta­turës, i fundit para ndry­shimeve, më kër­konte takim. Pse me rrejtë, kisha ku­resh­tje me e pa nji­herë. U thashë var­tësve: «Ma bini në zyrë». Erdhi, u ul, e fill hyni në temë.

 

— Zotni drejtor, kur ke ba inspek­timin e burgut, a e ke pa nji qeli që ishte ndryshe prej tjerave? Nji qeli që kishte banjo mbrenda, muret e rregu­llueme, shkurt, qelia me kushtet ma të mira në burgun e Tiranës?

 

I thashë që po, e kisha pa, sepse vërtet binte në sy ajo qeli e rregullueme ashtu.

— A do me e dijtë pse asht e rregullueme? — më tha ish-ministri.

 

— Natyrisht që kisha dashtë me e dijtë.

 

— E pra, të kallzoj vetë, — tha ish-ministri. — Qysh nga fundi i vitit 1989, e pashë që gjanat kishin nisë me ndryshue. Në pranverë 1990, kur erdhën për vizitë Nanë Tereza dhe kryetari i OKB-së, Peres de Kuelar, unë e pashë që sistemi mori fund e do baheshin ndry­shime. Nisa me vra mendjen… Ndryshimet nën­kuptonin dënimin e atyne që kishin drejtue deri atëherë. Unë isha ministër i mbrend­shëm,

 

dhe si rre­gull, kisha me shkue ndër të parët në burg. Une nuk kisha lidhje të forta në Bllok, ndaj nuk kisha si me i shpëtue burgut. Kështu që sa isha në detyrë, dhashë urdhën me rregullu nji qeli me men­dimin që me e pasë për veti. Sa mora vesh që je emnue drej­tor, të kër­kova takim. Thashë, ta provoj nji­herë, a më kishe çue në atë qeli që kam gaditë për veti?

***

 

Në fakt, ky zotnia shkodran, drejtor burgu, na diftoi që e kishte transferu ish-ministrin në qelinë që kish ba gati për veti.

 

Me këtë ndodhi që diftova, mos kujtoni se due me nën­­kuptue që edhe de­putetët dhe funksi­onarët që morën pjesë në për­urimin e burgut me pesë yje në Reç, shkuen atje me pa kushtet e qelive e me gjetë naj qeli me hesap… Pritna Zot!

 

Ilir Seci

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...