A duhet ne shqiptarët të festojmë Halloween?

Nga Ilir Hoxholli

Sipas një hulumtimi të thjesht që bëra për festën Halloween kuptova që në Amerikë si vendi që feston më shumë këtë festë satanike, fitimet ishin marramendëse, shtatë miliardë dollarë vetëm për një ditë. Festa që konkuron në shpenzime Krishlindjet për të cilën Papa ka vendosur në Facebook-un e tij që kjo festë nuk duhet të festohet.

Si shpjegohet që të njejtët njerëz që zbukurojnë shtëpitë në fundvit i “zbukurojnë” ato edhe me kunguj, maska e kostume qesharake? Si mundet që ka myslimanë që festojnë këtë festë të sponsorizuar kur në librin e shenjtë e kanë të ndaluar?

 

Dikush thotë “një ditë të vetme njeriu duhet të jetë djall”, por si mundet që çdo ditë ne jemi nga pak djaj në përditshmërinë tonë duke urryer njëri-tjetrin, duke e varfëruar atë, duke e vrarë dhe viktimat i lemë të notojnë mbi sipërfaqet e deteve?

 

Aq të cekët jemi sa me një lavazh të kompanive që nxjerrin fitim marramendës të mos arsyetojmë dhe të festojmë ditën që na duhet të trembim shpirtrat sipas kelteve?

 

Çfarë fitojmë dhe humbim nga kjo festë? Humbim besimin në Zot duke legjitimuar maskën në jetë. Në këto festa ku pihet alkol i shfrenuar, drogë etj, asgjë nuk fitojmë. Nëse do të pyes ata që e festojnë në vendin tonë se çfarë është kjo festë. Shumica nuk e dinë përveç se ndjehen mirë në shthurje.

 

Mirëpo a duhet të jenë shkollat ata që edukojnë brezat të jenë organizatore të kësaj feste? Nëse ne pretendojmë se në shkolla marrin dije të thelluar si ua shpjegojnë nxënësve këtë festë? Nëse dikush mund të më thotë pse e shikon kaq thellë? Ne vetëm festojmë e bëjmë qejf. I them me të njejtën llogjike pse ti e shikon kaq cekët dhe kthehesh në konsumatorë të atyre që fitojne mbi paditurine tënde?

 

Mund të argëtohesh 364 ditë dhe me argëtime të shëndetshme, ku ti në rradhë të parë dhe shoqëria të përfitojë. Stresi, që ka në një shoqëri si e jona, nuk të bën të jesh lehtësisht i përdorshëm për xhepat e miliarderëve që po ju grabisin trurin dhe paratë.

 

Të paktën mos i vini maskat këtë ditë të atyre që ju kanë bërë të jetoni gjithë vitin si njerëz me maska. A nuk kuptoni se ata që vjedhin, ju mashtrojnë, ju bëjnë të humbni mendjen, që paurohen në kurrizin tuaj armik kryesor kanë Zotin?

 

Ndaj mes tyre dhe Zotit, zgjidhni Zotin, zgjidhni Dritën e jo errësirat, mos i humbni shpirtrat me idenë se po përzeni shpirtra që ju bezdisin nga bota tjetër. Ju jeni ata që vendosni se kujt do t’i perkisni Zotit apo djallit…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...