At Zef PLLUMI

Thuhet se n’ujë të turbullt gjuhet shumë peshk. Kur shqiptari fitoi lirinë, i hueji lëshoi grepin e përçamjes për me zanë shqiptarin.

Ku ishte shqiptari? Ndër katër vilajete. Turku e dinte mirë se për me zotnue Shqipninë e vetmja rrugë ishte përçamja. Ai e vuni re këte që në ditën e parë që e ndeshi fati i historisë me këte popull ku u shquen dy burra:

Gjergj Kastrioti Skanderbeg, nji rebel që kërkonte ndihmë në Perëndim, dhe strategu i madh Ballaban Pasha që ra shahit nën muret e Krujës. Trupin e tij e çuen në Petrelë të Tiranës.

Aty i ndërtuen nji tyrbe të madhe ku filluen me u falë shqiptarët e me i ndezë qirat.
Ndërkaq ndër gërxhe të maleve lahuta filloi me i këndue

Gjergj Elezit.
– Gjergj Aleksit, ushtarit që vrau Ballabanin. Turku dhelpnak e pa se shqiptari, edhe i ndamë dysh, ishte nji rrezik, prandej e ndau katërsh.
Në katër vilajete të turkut njisia e shqiptarit.

E kështu gjatë shekujve u vranë mes vedit kush për Bushatllinjtë e Shkodrës o për Begollajt e

Pejës; kush për Ali Pashën e Janinës o për Manastirllitë, ndërsa turku bante sehir me spahijtë e vet.