Në këto momente në Athinë po zhvillohen protesta para ambasadës së Shqipërisë, ndërsa të pranishmit kanë shprehur revoltën për ngjarjen e ndodhur dje ne Gjirokaster.

Pas shkëmbimit të zjarri dhe thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, 35-vjeçari zgjodhi t’i kundërpërgjigjej Policisë dhe RENEA-s.

Me flamuj grekë në duar, ata protestuan ndërsa mbajtën edhe qirinj dhe nuk kursyen aspak thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

“Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.

Protestuesit ndërkohë kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por policia greke ka rrethuar godinën më forca të shumta sigurie.

Mediat fqinje raportojnë se janë bllokuar rrugët përreth ambasadëa, ndërsa tonet janë shumë të ashpra në adresë të shqiptarëve.

Mediat greke raportojnë së në protestën e cila po zhvillohet në Athinë, i pranishëm është edhe Nikos Mihaloliakos, i pari i Agimit të Artë.