Njerëzit e njohur dhe jo vetëm kanë komplekse të ndryshme në lidhje me paraqitjen e jashtme. Shpesh herë, ata zgjedhin që të hyjnë në kirurgji për të rregulluar një problem që i shqetëson kur shihen në pasqyrë.

Doktori i kirurgjisë plastike, Skerdi Faria rrëfeu në “Why Not” nga Roza Lati se operacioni më i kërkuar nga shqiptarët është ai i hundës.

Ai shtoi se në rastin e femrave, nuk mbeten pas gjoksi dhe të pasmet.

Skerdi Faria: Hundën bëjnë më shumë. Por bëjnë dhe gjoksin e të pasmet. Ka dalë metoda tani që heqin dhjamin e barkut dhe e injektojnë tek të pasmet. Janë edhe protezat në vithe, por shkaktojnë probleme.