Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në transfertë në ndeshjen e zhvilluar ndaj ekipit të Shën Kollit.

Kuqeblutë janë ndalur tashmë pas fitoreve radhazi në këtë nisje të kampionatit në Kategorinë e Parë. Ky barazim qartazi tregon se për kuqeblutë tashmë asgjë nuk do të jetë e lehtë edhe pse momentalisht kryeson e vetme.

Trajneri i Shën Kollit, Alert Alcani thotë se skuadra e tij mund edhe ta fitonte ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Pas 7 javësh të luajtura Vllaznia kryeson me 19 pikë ndërsa në vend të dytë është Dinamo me 14 pikë, 5 më pak duke synuar që të kap vendin e parë.

Për skuadrën shkodrane pjesa e mbetur e kampionatit që në fakt janë shumë ndeshje bëhet gjithnjë e më e vështirë ndryshe nga fillimi kur skuadrat ishin ende të pakonsoliduara.