Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ecjes, në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Burime zyrtare nga policia bënë me

 

dije se mjeti tip “Mitsubishi” me targa AA 396 DJ, me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, është djegur plotësisht.

Fatmirësisht shoferi nuk ka mbetur i lënduar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.