Shitësi pakistanez i akullore, Muhamed Abdul Kadir u bë një miliarder brenda natës, por që nuk e dinte këtë.

Ai në fakt ai ishte viktimë e hapjes së një të llogarive të rreme bankare, që ishte hapur në emrin e tij, duke përdorur kopjen e letërnjoftimit të tij, pa e ditur ai.

Pasi ishte arrestuar nga agjentë e Hetimeve Federale të Pakistanit, shitësi i akulloreve mësoi se në llogarinë e tij bankare kishte 2.3 miliardë rupi, ose rreth 15 milionë euro.

Kadiri e gjeti veten në qendër të hetimit, si i dyshuar për pastrimin e parave.

“Unë jam njeriu që ka më së paku fat në botë. Pasi kamë mësuar për shumën e madhe të parave, ato u zhduken”, tha ai.

Ai u ankua se jeta e tij u kthye përmbysë, pasi ishte bërë një miliarder “i shfrenuar” dhe tani fqinjët e tij po tallen me të, ndërsa tha se më nuk ndihet i sigurt.

Kadir përfundimisht është shfajësuar, pasi ai nuk di të shkruajë edhe pse llogaria është hapur duke përdorur një kopje të vlefshme të letërnjoftimit të tij.