Çdo shenjë e zodiakut e shpreh dashurinë dhe afeksionin në mënyrën e vet dhe ja si ndodh:

 

 

Dashi

Bëhesh shumë i kujdesshëm ndaj situatave, madje mund të nisësh të grindesh me dikë, për shkak të personit që të intereson. Sigurisht, ti kërkon që ky person ta dijë se je i/e gatshëm/e ta mbështesësh. Shumë shpesh i kushton vëmendje një personi të vetëm, duke e shoqëruar në aventura dhe duke i dhuruar një eksperiencë të paharrueshme!

 

 

Demi

Kur dikush të pëlqen, e tregon duke gatuar apo duke përgatitur diçka për të, në mënyrë të veçantë, duke i dërguar lule dhe mesazhe pa fund.

 

 

Binjakët

Duket si diçka e rëndomtë, por kur dikush të pëlqen, do vetëm të komunikosh me atë person. Të pëlqen të flasësh. Kur dikush të pëlqen shumë, e dëgjon me vëmendje, bën shumë pyetje dhe dëgjon me vëmendje përgjigjet.

 

 

Gaforrja

Kur dikush të pëlqen do të jesh gjithnjë pranë atij personi. Bën të pamundurën për të dëgjuar problemet që ka, apo për të festuar fitoret e tij/saj. Ti do që personi që të pëlqen ta kuptojë se sa do i përmirësohet jeta nëse do të të kenë pranë.

 

 

Luani

Nëse dikush të pëlqen, bujaria jote shumëfishohet. Do t’i japësh dhurata të kushtueshme, por me kuptim. Ti do që ta kuptojë sa të pëlqen dhe se je gjithnjë i/e gatshëm/e ta mbështesësh nëse ka nevojë!

 

 

Virgjëresha

Kur pëlqen dikë, nuk mund t’ia thuash menjëherë, por do përpiqesh t’ia bësh të ditur me çdo kusht. Nëse ka probleme, do i shkosh menjëherë në ndihmë.

 

 

Peshorja

Ti do të ndash me personin që të pëlqen çdo gjë që ndodh në jetën tënde, në mënyrë që të njiheni më mirë. Do edhe që, ai/ajo ta kuptojë se ëshë i/e veçantë për ty dhe se nuk je kaq i/e hapur me të gjithë. Mund të bësh gjithçka në mënyrë sipërfaqësore, por nëse dikush të pëlqen, do sforcohesh të thellosh marrëdhënien për të stabilizuar një lidhje të fortë.

 

 

Akrepi

Nëse dikush të pëlqen, nis të përdorësh intuitën. E habit me faktin se di gjithmonë me saktësi për çfarë ka nevojë. Nëse do ketë kaluar një ditë të keqe, i ofron një masazh. E surprizon atë kur ka nevojë për diçka që të ngrejë humorin dhe je gjithnjë i/e vëmendshëm/e ndaj tij/saj, edhe kur e di se nuk e meriton

 

 

Shigjetari

Të pëlqen të jesh gjithnjë në lëvizje, të zbulosh vende të reja, të takosh persona të rinj, por kur dikush të pëlqen, do të jesh gjithnjë me të.

 

 

Bricjapi

Mbase je pak i turpshëm. Shqetësohesh se mos thua diçka të gabuar, ndaj je gjithnjë në siklet se mos thua diçka të gabuar. I jep gjithnjë këshilla fantastike dhe ofron ndihmën tënde në mënyrë që të arrijë objektivat.

 

 

Ujori

Ti merr përsipër detyra dhe angazhime për personin që të pëlqen, sidomos nëse nuk i pëlqen ta bëjë vetë. Në fakt, dëshiron lumturinë e personit që të pëlqen, duke e kthyer këtë në shqetësimin tënd parësor. Përpiqesh të shpikësh mënyra të ndryshme për t’i treguar se sa të pëlqen.

 

 

Peshqit

Je person i vëmendshëm ndaj çdo gjëje. Ndërkohë, nëse do t’i tregosh dikujt sa të pëlqen, i shpreh ndjenjat e tua përmes këngëve, poezive dhe artit në përgjithësi.