ANA E MALIT, NXËNËSIT PO “BRAKTISIN” SHKOLLAT

Emigrimi dhe numri në rënie i lindjeve kanë bërë që gradualisht shkollat 9-vjeçare në njësinë Administrative Ana e Malit pothuajse të boshatisen.

 

 

Për krijimin e kësaj ka ndikuar edhe numri i madh i qytetarëve të larguar në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të kërkuar azil. Shkolla 9-vjecare “Veli Tela” e Muriqanit edhe pse një nga më të vjetrat e zonës jo vetëm ka largim nxënësish, por edhe trendi nga viti në vit i numrit të fëmijëve që ulen në bankat e kësaj shkolle është në ulje.

 

 

Drejtori i kësaj shkolle Xhevdet Landa thotë se numri i nxënësve krahasur me 4 vite më parë kanë rënë ndjeshëm. Këtë fakt e pranon edhe kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni.

 

 

Vitet e fundit në total numri i fëmijëve që kanë lënë shkollat në Shkodër për të emigruar ka shkuar në shifra të larta ndërsa shumë prejt tyre duke mos arritur të vendosen në vendet e BE janë rikhyter në vendet e tyre.

 

 

Megjithatë shumë prej tyre pas një viti nga emigrimi rikthehen në Shkodër dhe integrimi i fëmijëve në shkollë nuk është shumë i lehtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...