Mrekulli e dyfishtë! Gruaja lind foshnjën pasi ngre bashkëshortin nga koma

Një grua shtatzënë në Minnesota është konsideruar si heroinë pasi shpëtoi jetën e bashkëshortit të saj, i cili pësoi atak kardiak pak orë para se të shkonte për të lindur.

Ashley dhe Andrew Goette, të dy 28 vjeçarë, po bëheshin gati për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë kur ndodhi e papritura. Mëngjesin e 16 tetorit, Ashley gjeti burrin e saj të shtrirë dhe pa frymë.

Ndërkohë që po priste ambulancën, ajo performoi ndihmën e shpejtë duke i dhënë frymëmarrje gojë më gojë.

Kur erdhën mjekët, Andrew po përjetonte atak kardiak dhe kishte mungesë oksigjeni, prandaj nuk dihej a do jetonte. Mjekët e përgatitën gruan se bashkëshorti mund të mos zgjohej.

Por fati ishte me ta. Ashley nuk ishte gati që të ndahej nga personi, të cilin e dashuronte që prej moshës 15-vjeçare. Në vend që të shkonte në sallë për të lindur fëmijën, ajo i kërkoi mjekëve ta shtronin pranë partnerit që ishte në gjendje kome.

Kështu, ajo i dha mundësi trurit të tij që të rikuperohej dhe i premtoi se nuk do lindte djalin derisa të zgjohej.

Fatmirësisht, mëngjesin e ardhshëm, Andrew u përmend dhe së bashku përjetuan ndjenjën e bukur e të prindit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...