Përfaqësuesi i denjë i shprehjes “Kur je shkodran, tana i ban”

Kolë Kamsi u lind në Shkodër më 23 shtator të vitit 1886. Mësimet fillore i mori pranë shkollës teknike tregtare katërvjeçare në qytetin e lindjes.

Në vitin 1904 shkoi në Itali me bursë studimi dhe, pasi përfundoi studimet ku u njoh me profesorin e tij Aleksandër Xhuvani, u diplomua dhe u kthye në atdhe.

Në vitin 1907 u emërua mësues i gjuhës shqipe në Vlorë. Në vitin shkollor 1915-1916, prefektura e Vlorës çeli në këtë qytet shkollën fillore për djem. Drejtor u emërua Kolë Kamsi ndërsa mësues Jani Minga, Thoma Papapano e Haxhi Xhelo.

Duke parë se shkollat shqipe vuanin për shkak të mungesës së teksteve, hartoi tre tekste mësimore për shkollat fillore: Abetaren “Jeta e Re”, “Mësime mbi natyrën” dhe një antologji me poezi të titulluar “Lulet e Mendimit”.

Gjatë Luftës I Botërore në krahinën e Vlorës e të Gjirokastrës u çelën 44 shkolla elementare të cilat kishin nevojë për mësues. Kështu, në Vlorë u çel një kurs i shkurtër pedagogjik ku mësimin për gjuhën amtare e dhanë Kolë Kamsi dhe Jani Minga.

Në vitin 1920, Kolë Kamsi kthehet në Shkodër dhe jep mësim në Kolegjin Françeskan të qytetit. Kur u hap gjimnazi shtetëror i qytetit, u caktua mësues i gjuhës amtare në vitin shkollor 1922-1923. Në vitin 1924 u emërua drejtor i shkollës fillore “Teuta” po në Shkodër.

Duke parë nevojën për mësues, në vitin 1925 u hap një shkollë pedagogjike në Korçë ku drejtor dhe mësues u caktua Kolë Kamsi. Këtë post e mbajti deri në vitin 1926 kur u caktua drejtor i Shkollës Tregtare dhe konviktit të saj në Ujë të Ftohtë, Vlorë.

Në vitin 1927 u caktua drejtor i Institutit Tregtar të Vlorës, por qëndroi pak pasi një vit më vonë do të kthehej sërish në Shkodër për të dhënë mësim në gjimnazin shtetëror të qytetit.

Në vitin 1936 u caktua drejtor i Institutit femëror “Donika Kastrioti” në Shkodër dhe në vitin 1939 u caktua në Tiranë si drejtor i Institutit “Nëna e Skënderbeut”.

Në 1940 nisi punën si hartues i teksteve shkollore pranë Ministrisë së Arsimit, ku punoi bashkë me profesorin e tij të dikurshëm Aleksandër Xhuvanin dhe Eqrem Çabejn.

Punoi kështu për dy vjet, pasi në vitin 1942 do të kthehej në Shkodër ku do të emërohej si drejtor i Gjimnazit të Shtetit.

Gjatë viteve 1946-1947 punoi si mësues i gjuhës shqipe në Shkollën Unike Numër 1 të Shkodrës. Më pas punoi për pak kohë në Institutin e Shkencave në Tiranë dhe u kthye në Shkodër ku,

deri në hapjen e “Institutit të Lartë Pedagogjik”, punoi si mësues i gjuhës shqipe në gjimnazet “29 Nëntori” dhe “Shejnaze Juka”.

Me inaugurimin e “Institutit të Lartë Pedagogjik”, u emërua profesor i folklorit, post të cilin e mbajti deri kur vdiq në vitin 1960, në moshën 74 vjeçare.

Është dekoruar me titullin “Urdhri i Flamurit”, “Mësues i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës”. Gjithashtu, Bashkia Shkodër akordon edhe një titull me emrin e tij për profesionin e mësuesit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...