Nuk kishte para për unazë fejese, i riu shqiptar habit

Jo të gjithë i kemi mundësitë financiare për t’i siguruar vetes të mira që i kalojnë nevojat jetike.

Ndonjëherë na vjen talenti e ndonjëherë kreativiteti për të bëra gjëra ndryshe, por që kanë vlerë edhe më të madhe se ato që blihen me para.

Kështu një djalë nga Prishtina ka treguar unazën e fejesës të gdhendur nga një monedhë 50 cent.

Ai i ka shkëputur rrethin e jashtëm monedhës dhe më pas e ka lëmuar duke e bërë të duket si një unazë floriri.

Kjo unazë ka më shumë vlerë për të se sa një bizhu me vlerë monetare, pasi koha dhe përkushtimi që ka investuar për ta krijuar, për të janë më të rëndësishme se gjithçka.

Djali i quajtur Jeton Hoxha ka rrëfyer për ‘Joq’ ndër të tjera se e fejuara e tij e ka pëlqyer shumë unazën.

“Kur s’ke para mjaftueshëm për fejese duhet te manovrosh kësi soji. Vlera e saj nuk është çmimi por koha dhe përkushtimi.

Është thjeshtë e punuar nga materiali bakër i monedhës, e kam bërë për qejf si befasi edhe doli të jetë funksioni realisht, pasi i pëqeu vajzës qëe jam i lidhur.

Veç dua te jap mesazhin: që nuk duhet të ankohemi për rrethanat, por t’i krijojmë vetë mundësitë”, shprehet i riu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...