HISTORIA, 2 ORË NË KËMBË PËR TU SHKOLLUAR

Pakkush mbase e beson që ka fëmijë të cilët duhet vërtetë të sakrifikojnë e madje rrezikojnë për të marrë dije.

I tillë është Elidon Ruçi, 12-vjecari nga fshati Bardhaj.Edhe pse jeton vetëm pak kilometra larg Shkodrës Elidoni bën cdo ditë 2 orë rrugë për të shkuar në shkollë dhe për tu kthyer në shtëpi.

Star Plus ishte herët në mëngjes për të ndjekur rrugëtimin nga momenti kur Elidoni del nga shtëpia e deri sa arrin tek shkolla 9-vjecare e fshatit Bardhaj e cila është në një distancë të largët nga zona e ish-repartit ushtarak ku banon Elidoni.

Sapo hedh canten në shpindë ai niset për tek shkolla.

Është 7 e mëngjesit ndërkohë që Elidonit i duhet të jetë në orën 8 në shkollë për të zhvilluar orët mësimore.

Duhet të përshkohë cdo ditë rreth 2 km rrugë në këmbë. Pjesa më e madhe e rrugës është e amortizuar dhe në disa segmente ka pësuar shembje ku jo rrallehëherë ka patur raste që fëmijët apo automjetet të rrëzohen në kanal.

Përvec saj në gjysmën e rrugës Elidoni duhet të tregojë shumë kujdes sepse shtyllat e amortizuara bashkë me telat elektrik rrezikojnë të bien përtokë duke vënë kështu në rrezik jeten e tij e të shumë fëmijëve të tjerë.

Si Elidoni ka edhe shumë fëmijë të tjerë që ndjekin këtë rrugë për të shkuar te shkolla. Pas kësaj sakrificë të përditshme Elidoni mbërrin tek shkolla ku aty e presin shokët e shoqet.

Elidoni para se të hynte në mësim u shpreh se kjo është një sakrificë e mundimshme dhe këtë gjë ai e bën vetëm për tu shkolluar sit ë gjithë fëmijët e tjerë.

Babai dhe Nëna e Elidonit janë fatmirësisht të dy të punësuar dhe sic konstatuam ata çdo sakrificë e bëjnë për shkollimin Elidonit.

Prindërit e tij e shumë prindër të tjerë bashkë me fëmijët mund të cilësohen me plot gojën si heronj.

/STAR PLUS

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...