Emisioni “Stop” i rikthehet çështjes së sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në shumë prej marketeve të kryeqytetit,

gazetari bleu qumështin dhe nënpoduktet e tij, akulloren dhe bozën dhe vendosi t’u bëjë analizat. Fillimisht gazetari iu drejtua Autoriteti Shëndetësor Rajonal, Tiranë.

Pasi mori të gjitha mostrat gazetari i dërgoi tek Autoriteti Shëndetësor Tiranë, për të bërë analizat e këtyre produkteve përsa i përket koliformeve dhe ngarkesës bakteriale.

Bakteret janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë dhe kanë një gamë të gjerë formash.

Ato mund të gjenden gjithkund në natyrë. Pasi hynë brenda organizmit të njeriut ato mbërrijnë në vendet e synuara, si mushkri dhe zorrë ku i bashkëngjiten qelizave tona dhe shumohen.

Trupat tanë i garantojnë këtyre baktereve lëndë ushqyese, por në këmbim ato çlirojnë toksina të cilat mund të dëmtojnë indet tona.