Gegnishtja, dialekti i tjetërsuar

Kur lexojmë poezi në gegnisht, të shkruara nga “poetët e mahallave”, po të përdorim këtë huazim të prof. Ridvan Dibrës, vërejmë se dy poetë nuk përdorin të njëjtën gegnishte.

Secili përdor një gegnishte “unike” apo “personale” e cila vjen si fryt i ndikimeve nga lexime prej të tjerë autorësh gegë apo prej të folmeve nga poeti ka origjinën.

Ndaj le të bëjmë një renditje kronologjike të disa prej veprave e dokumenteve më të rëndësishme të shkruara në gegnisht, për të parë se ç’gegnishte kemi.

I pari dokument shqip është shkruar në gegnisht. Pal Engjëllit cili rrjedh nga Engjëllorët e Drishtit shkruan në gegnisht formulën universale të pagëzimit.

Për kohën, kjo gegnishte ndoshta ishte gjuha standarde e Shqipërisë.

Më pas vjen edhe libri i parë në shqip, “Meshari” një përktjim i Gjon Buzukut. Libri gjithashtu është i shkruar në gengnisht. Edhe të tjerë autor më të vonshëm se Buzuku si Matrënga apo Bogdani do të shkruanin në të njëjtin dialekt.

Me këta autorë nisemi nga mesjeta drejt Rilindjes Kombëtare e cila shkëlqeu në të dy dialektet, atë tosk dhe geg.

Ishte prifti arbëresh atë Leonardo de Martino i cili shkroi poezi qysh në fillimet e Rilindjes. Më pas vjen dom Ndoc Nikaj i cili shkruan të parin roman shqip me një gegnishte plot

zanore hundore e buzore duke përdorur grafema që sot nuk ekzistojnë e të cilat i përgjigjen fonemave që ekzistojnë vetëm në gjuhën shqipe.

I pari që bën një studim mbi gjuhën shqipe duke u bazuar në dialektin geg ishte Át Justin Rrota i cili boton librin “Gramatika e Gjuhës Shqipe” për përdorim nga nxënësit e Kolegjit “Illyricum” ku ai jepte mësim e ku për një farë kohe qe edhe epror.

Bashkëkohësit e Rrotës qenë ato që më tepër e lëvruan gegnishten duke u ndarë në dy grupime që përdornin dy forma të këtij dialekti.

Grupimi i parë përbëhej nga etërit françeskanë ku mes tyre shkëlqeu Át Gjergj Fishta dhe shkodranët që ishin formuar në shkollat e françeskanëve si Gjon Kamsi, Luigj Gurakuqi e të tjerë.

Ata përdornin gegnishten e tyre, një gegnishte më afër të folmes shkodrane dhe pa rregulla fikse të cilat mund të vështirësonin të lexuarit dhe të kuptuarit. Përveç Fishtës dallon Anton Harapi, Gjon Shllaku, Vinçenc Prennushi e të tjerë.

Po këtë gegnishte përdornin edhe priftërinjtë shqiptarë që i përkisnin urdhrit të jezuitëve ku mes tyre shkëlqen atë Anton Xanoni i cili u mësoi shqipen edhe misionarëve italianë si Át Zef Valentini-t apo Át Domenico Passi-t,

ndonëse dokumentet e tyre janë kryesisht në italisht, gjuhën tyre (jo më kot Konica thoshte se në Shkodër vështirë të gjesh dikë që nuk di italisht”.)

Grupimi i dytë ishte ai i shoqërisë “Bashkimi”. Ky grupim përfaqësohet nga dom Ndre Mjeda, priftërinjtë dioqezanë dhe shtresa e kulturuar e popullit e cila nuk i përkiste qytetarisë shkodrane. Përpos dom Mjedës ishin dom Lazër Shantojën, dom Ndre Zadejën e të tjerë.

Instalimi i sistemit komunist e ndaloi përdorimin e gegnishtes duke vënë në bazë të gjuhës standarde toskërishten.

I vetmi që gjatë asaj periudhe shkroi në gegnisht, veç krijimtarisë së hershme të Rreshpjes, ishte Martin Camaj i cili, nga Gjermania, e afroi gegnishten me standardin më shumë se askush tjetër.

Pas viteve 90-të nisi sërish lëvrimi i gegnishtes në letërsi me varianteve të ndryshme të këtij dialekti nga autorë si Ledia Dushi apo Gazmend Krasniqi apo në festivale poetike si ato të Shkodrës (“Një nadje poetike në Shirokë”,

“Një zheg poetik në Parrucë”, “Një mbramje poetike në G’juhadol”) që i kanë dhënë gegnishtes ngjyresa që s’kanë lidhje me traditën letrare të këtij dialekti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...