Presidenti Meta është bërë pjesë e videos së blogerit izraelit Nuseir Yassin, i cili në fakt promovon vendin tonë përmes besës, si fjala e mbajtur dhe e rëndësishme për shqiptarin.

E ndërsa blogeri i njohur tashmë e ka shpërndarë në rrjet videon e tij, vetë Presidenti Meta, përmes një statusi në Facebook, e ka falënderuar publikisht atë.

“Falenderoj video-bloggerin izraelit Nuseir Yassin për promovimin e shkëlqyer të Shqipërisë. “Besa” është një nga elementët thelbësore të karakterit dhe shpirtit tonë

kombëtar, që i identifikon shqiptarët dhe Shqipërinë si një shembull qëndrese, bashkëjetese dhe harmonie ndërfetare”, shkruan Meta.

Një ndër elementët e theksuar në video dhe të përmendur në mesazhin e presidentit, është fakti që gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria i mbajti në besë dhe nuk i dorëzoi hebrejtë.