LABORATORI NË HAS, POLICIA GODET 4 GRUPE KRIMINALE

Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga operacionet e ditëve të fundit të ndërmarrë në 12 rrethe të vendit. Ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që ka folur për operacionin.

 

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

 

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë. Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim.

 

Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

 

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë. Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...