Një popull hajn dhe Fishta i madh

Nga Klodian Tomorri

Kush është më i madh, kontributi i Fishtës për Shqipërinë apo mosmirënjohja e shqiptarëve për Fishtën?

 

Ka qenë një moment në Konferencën e Paqes në Paris, kur një gazetar britanik i paguar nga serbët dhe grekët për të denigruar çështjen shqiptare pyet Gjergj Fishtën:

– Si mund të jetë komb i pavarur një popull pa karakter, i cili ka ndërruar fenë?

 

Fishta e sheh shtrembër dhe i thotë: Është e vërtetë që një pjesë e madhe e popullit tim e ka ndërruar fenë, por nën kërcënimin e armëve dhe urisë. Kurse kombi yt mor zotëri, për një bythë gruaje (i referohej grave të Henryt të VIII) i ndërroi fenë një Perandorie të tërë.

 

Fishta mund të mos jetë njeriu me kontributin më të madh për Shqipërinë. Por padyshim është tek tre figurat që kanë kontribuar më shumë për çështjen shqiptare.

 

Në konferencën e Parisit, fuqitë e mëdha e kishin ndarë mendjen që Shqipëri të linin vetëm Tiranën dhe Elbasanin. Sot do ishim duke kënduar akoma Dum Babën ne. Fjalimi i Fishtës atje është një Magnum Opus. Leksion diplomacie se si mbrohen interesat kombëtare kundër gjithë botës.

 

Gjergj Fishta, Luigj Bumçi dhe ca klerikë të tjerë katolike të asaj kohe kanë qenë pesha të rënda. Madje thuhet se ishin të vetmit që arritën të merrnin edhe status të veçantë nga Vatikani, që të përfaqësonin interesat kombëtare sepse rregullat e Kishës Katolike nuk i lejonin priftërinjtë të merreshin me çështje patriotike. Asnjë shteti tjetër nuk i është lejuar kjo.

 

Por ne na e kanë mësuar historinë keq khemerët e kuq. Shikoni çfarë ndodh sot? Shtëpia e Enver Qoftëlargut është restauruar gjashtë herë me para publike. Shtëpia e Fishtës është lënë gërmadhë. Ai gazetari anglez atje ne Paris nuk e ka patur dhe aq keq. Tamam popull hajn.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...