M’diftoj qi u “shpërblye me 20 vjet burg e internim politik”dhe qi mbijetonte nga lëmoshat e qytetarve t’ Shkodres…

I masakruemi

Dikur, si nxanës 12 vjeçar, u kthejshe n’shpi te Arra e Madhe, tuj kalue nëpërnji rrugicë t’qetët’Shkodres, ku gjindet shpia e Pashko Vasës.Ashtu simisteri i dyerve t’vjetrueme e i mureve t’nalta t’ksaj rrugice, m’kuriozonte edhe njikalimtar i moshuem, me pamje t’mjerueme e t’lodhun,qi përshkohej aty pothuejse çdo mesditë.

 

Kasketa e vjetër e rrasun mbi sy, nuk pengonte me vrojtue te i mjeri, tiparet e nji burrit fisnik, me fytyrë t’mprehtë, me sy gri e autoritar, mustakë t’ thinjun e t’ dendun, e njihundë me kurriz, si shkabë malesh…

 

Korpi i tij kocë e lkurë, i mbluem me nji pallto t’vjetër t’ arnueme,kambëtme plagë e shika prej galosheve t’çame qi i tërhiqte zvarrë, dy duer t’thata plotnjolla t’zeza qi i dridheshin, qindronte n’kambëndihmue prej bastuni t’moçëmme dru bjeshket.

 

Baba em m’diftoj, qi ky skamnuer ishte At Mark Harapi, nji gjigand i atdhetarisë, poliglot, filosof e përkthyes i vepres s’Aleksander Manzonit, qi dha ndihmesen e tij intelektuale n’fusha t’veçanta t’kulturës shqiptare. M’ diftoj qi u “shpërblye me 20 vjet burg e internim politik”dhe qimbijetonte nga lëmoshat e qytetarve t’ Shkodres.

 

…por atë çka ndodhime te,nji ditë t’ akullt dimni t’ vjetit 1969, tronditjae trishtimi ma mbyllën n’ mende e n’zemren teme fmijnore për mos me e harrue kurr ma…

 

N’ mesditen e asaj dite t’ kristalizueme, tuj çapitë kadalë,skamnori plak, po bante metrat e fundit për me mbrritë te dera e nji familjes zemerbardhë, qi për mshirë shpenzonte çdo ditë vaktin e mesditës për te, kur, …nga bryli i rrugës (te shpija e Gjonejve), po duket nji alamet burri. Veshja tij, pardesyja teritalit me rryp në mes, pantallonat e ngrituna mbi nyje t’ kambëssi dhe kasketa stil kinez, i jepte atij nji pamje qesharake, por t’ frigshme sigurimsit…

 

Mbasi ktheu kryet mbrapa, siç duket me u sigurue qi ishte vetëm, tuj injorue prezencën teme, ju afrue plakut dhe filloj me i folëtanë inat e zëmrim, me nji ton urrejtje qi mue m’drithtoj ma shumë se t’ ftohtit. Shfrynte, shante e turfullonte me egërsi tuj i pengue rrugën viktimës, deri qi e rrasi për mur…

 

Mandej, zgjati doren tuj e mbërthye t’ mjerin e pafuqishëm prej jaket, e afroj drejt vedit dhe e pështyu mbi ftyrë…

 

At Marku, i mbeshtetun mundishëm mbi bastuni e vet,tuj mos dashtë me u përballë me t’ keqen, u mundue pa bëza,tuj i kthye shpinden, me vazhdue rrugën. Sigurimsi, qi u ndii sfiduem, me sa fuqi pat, ishkelmoj bastuninplakut qi hupidrejtpeshenu rrëzue tuj përplasun mbi ngricën e rrugës kryet eftyren, qi ju mblue n’ gjak.

 

Edhe sot e ksaj dite, nuk di se si nuk m’ plasi zemra, tuj mbetë i palëvizun si gur zallit, i pafuqishëm me vu dorë mbi çka ndodhi. Ndër kohë, nji grue shpijake qisiç duket, mbas grilave, e kishte vrojtue krejt ndodhin, duel prej nji dere tuj i ofrue ndihmë Atittë plaguem qi tregonte me dorë e sy kah dera e mëshirës, aty afer…

Nga Pjeter Logoreci Vjenë, 21.7.2018

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...