Byreku i nanës “osh’ nona”

Nana ime ka ca antena speciale që e kupton pa hyrë në shtëpi se cili nga njerëzit e shtëpisë ka ndonjë rënie të humorit

 

dhe pa humbur kohë rrëmben pecin (okllainë) e nis të bëj petët. Sot, ka bërë një byrek me spinaq dhe gjizë pa kripë që megjithëse është ende herët për t’u ulur në tryezë, katër copa i përlava.

 

Nana e bën byrekun si çamët me pesë petë gjithsej, petë të cilat janë kaq të hodha sa mund të dredhësh duhan.

 

Ajo zë brumin e më pas e tërholl duke hedhur pak niseshte në tryezë për secilën petë. Për çdo petë përafërsisht është një grusht miell sipas dorës së saj.

 

Meqë i ka duart e vogla porsi një fëmijë, duhet të jetë pak a shumë një lugë gjelle miell. Nëse nuk dini të tërhollni petë si puna ime, blejini të gatshme, se nana nuk thotë gjë.

Ja si e bën byrekun nana: rozmarina.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...