BERISHA E BASHA ULUR AFËR BALLËS, META BËN ‘BASHKË’ POLITIKANËT SHQIPTARË

Një ceremoni e organizuar nga presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë zëra të rëndësishëm të politikës shqiptare, si nga PD dhe PS.

 

 

Kështu, gjatë ceremonisë zyrtare të vlerësimit të ish-ministrit të Jashtëm italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ishin të pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i PD-së Lulzim Basha, ndërsa kishte përfaqësues edhe nga kampi i socialistëve.

 

 

Të pranishëm në sallë ishin edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu.

 

 

Pavarësisht se mes socialistëve dhe opozitës ka pasur përplasje në distancë për një sërë çështjesh që ‘ziejnë’ këto ditë, ata i kanë lënë mënjanë konfliktet politike.

 

 

Gjatë fjalës së tij presidenti Meta vlerësoi kontributin e Frattinit për mbështetjen e Italisë. Ndërkohë, vet ish-ministri italian teksa falënderoi për dekoratën presidentin Meta, theksoi se ai do të jetë avokati i Shqipërisë për progresin e saj në BE.

 

 

“U jam mirënjohës për dekorimin. Do jem avokati juaj per progresin. Nuk ka asnje pengese per progresin. Shqiperia rol kyç ne Ballkan. Duhet unitet politik.

 

 

Anetaresimi ne NATO shenoi nje gur themeli. Shikoj nje progres te madh te Shqiperise. Shqiperia ka vetem nje rruge, te jete ne BE. Gjej ne Tirane shume miq”, tha Frattini.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...