Shqipëria, probleme në sistemin e drejtësisë dhe pronave

Vlerësimi për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare është rritur më 4 shkallë duke u renditur në vendin e 76 krahasuar me 140 shtete. Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e konkurrueshmërisë globale ku ndër të tjera vihet re se në Shqipëri problem mbetet sistemi i drejtësisë si dhe e drejta e pronës.

 

 

Edhe pse konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare është përmirësuar me 4 shkallë përsëri konstatohen probleme. Shqipëria renditet në vendin e 76 duke kaluar Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën që ndodhen përkatësisht në vendin e 84 dhe 91 në raportin për konkurrueshmërinë, i cili realizohet nga Forumi Botëror Ekonomik.

 

 

Por nëse vërejmë me kujdes të dhënat e detajuara konstatohet se pavarësia e sistemit gjyqësor, krimi i organizuar dhe e drejta e pronës shihen si pengesa serioze për klimë e të bërit biznes në vend. Disa elementë të tjerë që konsiderohen me probleme në këtë raport janë edhe infrastruktura rrugore kryesisht lidhja përmes linjës hekurudhore, niveli i lartë i kredive me probleme, përqëndrimet në treg si dhe tregu i punës.

 

 

Një vit më parë, në renditjen e vitit 2017-2018, Shqipëria renditej e 80-a, me 5 shkallë përmirësimi nga një vit më parë. Raporti i Forumit Ekonomik Botëror ka publikuar raportin i cili mer në analizë ekonomitë e 140 vendeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...