Një donator anonim ka dhuruar një shumë të mirë parash për të shpëtuar jetën e një vogëlushi që vuan nga një formë e rrallë e leucemisë.

Prindërit e pacientit të vogël të leucemisë, Zac Oliver arritën objektivin e tij të trajtimit prej 500,000 funtesh pasi një dhurues anonim lexoi për gjendjen e tij në tabloidin britanik, Daily Mail.

I prekur nga gjendja e vogëlushit, ai kontaktoi me stafin dhe u ofrua që të dhuronte 113,000 euro për të përmbushur shumën e nevojshme që vogëlushit i nevojitej për trajtim mjekësor.

Dhuruesi, i cili dëshiroi të mbetej anonim, doli i gatshëm t’i ofronte prindërve, Hannah Oliver-Willets dhe Mark Garbett shumën përfundimtare të nevojshme për të luftuar sëmundjen e katërvjeçarit në një spital amerikan.

Çifti tha se ishin të gëzuar që Zac-ut, i cili u diagnostikua me një formë jashtëzakonisht të rrallë të leucemisë në maj, i ishte ofruar një litar shpëtimi nga donatori bujar.

Nëna e Zac-ut të vogël u shpreh për mirëbërësin që ndihmoi të birin:

Disa njerëz kanë lindur me dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Ata na kanë dhënë një dhuratë të jashtëzakonshme- dhuratën e jetës për Zac. Po kështu edhe të gjithë ata që na ndihmuan – fëmijët që zbrazën kutitë e kursimeve apo edhe shitën ëmbëlsira te shkolla.”

PUBLICITET