Ambasadori i BE-së në Shkodër, nuk pranon pyetje nga politika

Ishte i drejtëpërdrejtë përballë gazetarëve, ndonëse i vetëdijshëm se aktualiteti politik dhe ngërçi i krijuar në sistemin e drejtësisë përbëjnë sot interes të lartë.

 

Por në daljen e tij publike në Shkoder, ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca fokusin e kishte tek të tjera mesazhe drejtuar qeverisë dhe pushtetit vendor. Më shumë vemendje ndaj shtresave të margjinalizuara, si komuniteti rom apo agjyptian që ende vuan për furnizim me energji elektrike dhe ujë, apo për gjetjen e një vendi pune.

 

Luigi Soreca, ambasador i BE-së: “Jemi në një ditë shumë të bukur, ne një qender shumë të mirë që do të ofrojë shërbime ndaj romëve dhe egjiptianeve. Ky është një hap i mirë, por siç e thashë është vetëm një hap. Sigurisht që qeveria, autoritetet lokale kanë një rrugë të gjatë dhe hapa të tjerë për të ndërmarrë në përfshirjen dhe integrimin e romëve e egjiptianeve në Shqipëri. Eshtë një udhëtim i gjatë ky, jemi këtu në ketë qender që të mbështesim këto të rinj, si pjesë e prioritetit të vendosur me qeverinë në kuadër të integrimit europian. I bëj thirrje qeverisë, që për cdo gjë të kërkojnë asistencën tonë. Eshtë e drejtë të ngrini këto shqetësime, lidhur me mos aksesimin në këto shërbime, si për romët e egjyptianët, apo familjet e tjera që jetojnë në vështirësi. Ne vazhdojmë ti kërkojmë qeverisë dhe shoqërisë në tërësi, që të mbështesin grupet në nevojë. Mbështetja jonë është e kushtëzuar, nga progresi i prioriteteve që i janë vendosur qeverisë. Mbështetja financiare nuk është e pafund, do të varet nga niveli i përgjegjesisë që do të marrë qeveria juaj”.

Në përurimin e qendrës së re komunitare multifunksionale “për familjen” që do të oforojë shërbime për 1 mijë familje, përfshirë edhe romët dhe egjyptianët, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi u ndal tek rëndësia që i është kushtuar shërbimeve ndaj këtyre shtresave.

 

 

Edhe zv/ministrja Bardhylka Kospiri u ndal tek miratimi dhe zbatimi i planit kombëtar yë veprimit për integrimin e këtyre shtresave.

 

Ndërtimi i qendrës multifunksionale u realizua në kuadër të projektit Fesre, që synon të promovojë zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre familjeve. Në Shkoder jetojnë 500 romë dhe 1100 egjyptian që përballen sot me një sërë sfidash si strehim, akses në shërbime sociale dhe arsim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...