(foto) Vermoshi, amfiteatër i Alpeve Shqiptare

Nga Nëntor Oseku

Vermoshi është vendbanimi i fundit verior brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, i vendosur në luginën me të njëjtin emër, në lartësinë prej 1,060m. Ai njihet ndryshe edhe si amfiteatër i Alpeve Shqiptare. Sot Vermoshi është ndër fshatrat më të mëdhenj në Alpe me numrin më të madh të familjeve.

 

Në vitin 1991 kishte rreth 1700 banorë, kurse sot ka afërsisht 300 banorë. Sikur shumë zona të Veriut, edhe Vermoshi viteve të fundit karakterizohet nga emigrimi, sidomos i të rinjve, kryesisht në SHBA.

Vermoshi është vendlindja e patriotit të madh Prek Cali. Vermoshi ka këto lagje: Velipoja ( banorë të kësaj lagjeje shumë kohë më parë qenë shpërngulur në drejtim të Shkodrës, duke formuar një vendbanim të ri, Velipojën e sotme), Maliaj, Pjetroja, Velani, dhe se fundmi, lagjja Bashkimi.

Peizazhi i luginës është i pakrahasueshëm. Lugina e Vermoshit përshkohet nga lumi i qetë i Vermoshit, i cili është i vetmi lumë në Shqipëri që rrjedh në anën e kundërt. Përgjatë luginës janë të vendosur mbi 30 lloje bimësh mjekuese. Kafshët e egra të kësaj zone janë: ariu, dhia e egër, zardafi, kaprolli,

rrëqebulli, gjeli i egër, e plot kafshë e shpend të tjera. Shtëpitë e Vermoshit janë shtëpi karakteristike alpine, të larta dy-tre kate me mure të trashë guri, dysheme e tavane druri me hapësirë të bollshme, duke qëndruar në mënyrë harmonike me mjedis përreth.

Tradicionalisht banorët e alpeve janë shquar për virtytet e tyre e një nga cilësitë më të mira që ata kanë është mikpritja.

Gatishmëria për t’ju shërbyer me çfarë të kenë mundësi, buzëqeshja, humori, historitë e së kaluarës e të sotmes, këngët nën tingujt e lahutës, çiftelisë, tregimet të mbarsura me legjenda e mite, tavolinat të mbushura me ushqime nga më të ndryshmet, duke filluar nga mishi, peshku i lumit, byrekët e furrës, prodhimet e bulmetit të shtëpisë, zarzavatet e kopshtit, ndër më të veçantat është patatja e Vermoshit,

 

pijet si: rakia, qoftë raki rrushi, kumbulle, thane; vera, mushti, reçelra dhe likere prej bimësh mjekësore, dhoma të pastra,të mbushura me oksigjen, të cilat të krijojnë një ndjesi të jashtëzakonshme çlodhjeje, janë vetëm një pjesë e asaj që ne njohim, të tjerat do t’i zbuloni vetë.

 

Vizitoni SHQIPËRINË!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...