SHKODËR, NJË GODINË E RE PËR DREJTORINË E POLICISË

Në vetëm pak ditë policia vendore e Shkodrës do të nisë hapat e parë për ndryshimin total të imazhit të saj. Pritet që tashmë zyrtarisht të nisë puna për ndërtimin e një godine të rë në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës. Projekti për ndërtimin e godinës së re të komisariatit por edhe objekteve të tjera është gati dhe tashmë pritet vetëm që të nisë puna.

Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit ka përzgjedhur pas tenderimit edhe firmën fituese e cila do të mbikqyrë punimet dhe që do përfitojë një shumë 24 milion lekësh të vjetër. Ndërkohë sipas burimeve vlera totale e këtij investimi nga ana e qeverisë për policinë vendore të Shkodrës shkon në rreth 5 miliard lekë të vjetër.

Pas miratimin dhe dhënies së fondit për këtë projekt ajo që pritet është vetëm nisja e punës pranë drejtorisë së policisë. Këto ditë nga oborri i komisariatit të policisë së Shkodrës ka nisur pastrimi total duke hequr mjetet të cilat pasi bllokoheshin kishin shumë vite aty.

Mjetet janë hequr në të dy anët e oborrit për t’u bërë gati kështu për futjen e makinerive që do nisin punën për ndërtimin e godinës së re të komisariatit. Nga burimet bëhet e ditur se do jenë dy ndërtesa kryesore që do lidhen me njëra-tjetrën në formë L-je duke komunikuar përmes koridoreve.

Tashmë këto ditë do të bëhen matjet përkatëse dhe pas vendosjes së piketave do të nisë puna për godinat e reja. Sipas burimeve pjesë e projektit janë ndërtimi i objekteve për të gjithë sektorët e policisë së Shkodrës duke përfshirë edhe dhomat e reja të paraburgimit. Pritet që policia të ketë edhe disa mjete të reja duke qenë se ka një mangësi të theksuar sa i përket makinave që efektivët kanë në dispozicion.

Ky investim në policinë vendore të Shkodrës shihet si i rëndësishëm pasi ka shumë vite që nuk është ndërhyrë në godinën aktuale përjashto riparime apo merimetime të vogla. Godina e re që pritet të ndërtohet do t’i japë një imazh krejt tjetër policisë vendore të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...