Pranga 39-vjeçarit në Shkodër, u kap me armë në lokal

Në vijim të kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim, policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

 

B.B. , banues në fshatin Oblikë, Shkodër, u arrestua gjatë një kontrolli të befasishme në një lokal, pasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e 39-vjeçarit Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...