I shpëtoi luftës dhe komunizmit, Vatikani i dhuron “Bekimin Apostolik” 100-vjeçarit Mark Margjini

Ky i moshuar nga Selita e Mirditës, mund të konsiderohet pa frikë si simboli i jetëgjatësisë, duke iu referuruar vështirësive të shumta që ka kaluar në jetë. Mark Margjini festoj një ditë më parë 100 vjetorin e lindjes, ndërsa nuk e kishte menduar asnjeherë që do të vinte kjo ditë.

Me vuajtjet që kam kaluar nuk e mendoja. Por edhe 5 vjet do t’i arrij.

Mark Margjini

Jeta e Markut ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh. Ai tregon se ka marrë dy herë armet, duke u plagosur në luftë për mbrojtjen e trojeve të tij.

Kam vuajtuar. Kam bërë burg. I kam kaluar të gjitha. Më kanë arrestuar për agjitacion dhe propogandë.

Mark Margjini

Por historia e tij nuk mbyllet me kaq, në kohën e komunizmit Margjini ka vuajtur mjaft, pasi u burgos përshkak se nuk ju bind sistemit. Pavarësisht se kishte marr plumba nga lufta, për kohën e famëkeqëve plumbat e marrë nuk kishin rëndësi.

Me Italinë kam luftuar. Vuajtjet që kam kaluar më kanë thënë jetë.

Mark Margjini

Vuajtjet dhe historia e këtij 100-vjeçari ka mbërritur deri në Vatikan duke tërhequr dhe vëmendjen e Papa Françeskut, i cili përmes ipeshkvit të Mirditës, Monsinjor Gjergj Meta i përcolli bekimin apostolik.

Shenjtëria i çon bekimin apostolik Mark Margjinit dhe gjithë familjarëve të tij.

Gjergj Meta, ipeshkv i Mirditës

Familja e 100 vjeçarit sot janë mjaft të lumtur për virtytet e trasheguara nga babai i tyre, Mark Margjini. Djali i Markut shprehet se është krenar për babin e tij i cili i ka dhënë mjaft zonës së tij.

Gjatë gjithë jetës së tij, trashëgoi virtytet e kullës tonë. Ka vuajtur që në moshë të re.

Kol Margjini, djali i 100-vjeçarit

Historia e Mark Margjinit do të ngelë gjatë në memorien e të gjithëve si simbol i rezistences të disa periudha mjaft të vështira që ka kaluar vendi i ynë. Por qëndrueshmeria e këti 100 vjeçari pavarësisht sakrificave të jetës, tregon se do të vazhdojë të jetojë edhe shumë vite të tjera!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...