Rikard Ljrarja dhe Tinka Kurti, dy aktorët e jashtëzakonshëm shkodranë

Besoj se nuk ka shqiptar që nuk ka parë të paktën një film në të cilin, në rol kryesor a dytësor, të jetë edhe aktori i madh Rikard Ljarja.

Rikardi lindi më 1 prill 1943 në Shkodër dhe, përveçse një aktor i madh në kinema, është i njohur edhe në artin skenik, ku debutoi qysh në rini në “Migjenin” e Shkodrës.

Në vitin 1960, ai mbaroi maturën në Shkodër, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë,

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Por ai nuk është vetëm një aktor me vlera të mëdha dhe i pazëvendësueshëm në skenat e televizionet shqiptare. Një pjesë tjetër e artit të tij, ndoshta jo aq e njohur sa pjesa e parë, është ajo e Rikardit shkrimtar.

Rikard Ljarja është autor i disa veprave në prozë ndër të cilat dallojnë “Në një humbëtirë diku këtej rrotull” dhe “Kohë qensh”. Letërsia e Ljarjes paraqitet moderne, krejt e veçantë dhe e pashoqe në letrat shqipe.

Duke lexuar atë, duket sikur lexon diçka që vjen krejt natyrshëm, shumë origjinale dhe me një modernitet sfidues.

Po të pyesësh vetë Rikardin se në cilën gjini mund të përfshihen veprat e tij, ai përgjigjet se nuk di çfarë të thotë.

Ai është rasti personifikues i niveleve të letërsisë së vërtetë që i bindet vetëm ligjeve të veta, atyre që e bëjnë shkrimtarin të ketë e të mbajë vetë përgjegjësitë e veta në ecurinë e zhvillimeve të kësaj bote të veçantë që krijon letërsia si arti i fjalës.

Sipas studiuesit të njohur Martin Z. Shestani, Kuotat e nalta cilësore artistike të arrituna në këtë krijimtari janë shkasi që e shtynë mendimin tonë të shfaqun kritik ta konsiderojë

Rikard Ljarjen artist ma të madh në krijimtarinë letrare se sa në atë të artistit të skenës teatrore e kinematografike, ku ai pati shumë suksese.

Në një intervistë të fundit të Marjeta Ljarjes, bashkëshortes së Rikardit, ajo është shprehur:

… krijimi i familjes është një eveniment në jetë, por që ka të bëjë edhe me fatin. Lindi një dashuri, më pas fejesa dhe martesa, role të shumtë në kinematografi dhe teatër dhe lumturia jonë u shtua kur lindën dy fëmijët, Lorena dhe Leandro.

Të qenurit gjysh dhe gjyshe, është një lumturi e rrallë, që i ka shtuar gëzimin dhe harmoninë familjes tonë…

Karshi Rikardit, Tinka Kurti është gjithashtu një aktore e madhe.

Përse duhet të mundohemi aq shumë për të gjetur prejardhje të largët shqiptare për figura të njohura, kur kemi shqiptarë të vërtetë që njihen ndërkombtarisht?

Kjo është një pyetje që ja bëj shpesh vetes kur, në bankat e auditorit të universitetit ku studioj, kam libra me shkrimtarë, piktorë e të tjerë lëvrues të artit për të cilët thuhet se janë shqiptarë, grek, kroat, rumun dhe italian.

Me anë të kësaj politike rrëmuese, ne duket sikur artit shqiptar po i japim një tjetër fytyrë pak a shumë kopjace e cila nën vete fsheh gjithë ato figura të shqyara dhe të rëndësishme që janë vërtetë shqiptare.

Një ndër këto figura, thuajse e harruar tani në pleqërinë e saj, është edhe “Artistja e Popullit” dhe “Nderi i Kombit” Tinka Kurti. Ajo lindi në vitin 1931 dhe numëron 258 role në teatër dhe mbi 90 të tillë në konematografi. Karriera e saj shtrihet në gjashtëdhjetë vjet jetë skenike çka e bën atë një ndër aktoret më jetëgjatë të skenës shqiptare.

Karriera e saj fillon në vitin 1949 kur si aktore në teatrin “Migjeni” të Shkodrës shkëlqen si protagoniste me rolin e Files në dramën “Toka Jonë”, dramë në të cilën do të interpretonte edhe pesëmbëdhjetë vjet më vonë, tanimë në rolin e Lokes.

Mes qindra roleve në drama të huaja dhe shqiptare, dua që të veçoj atë të Norës në dramën “Shtëpi Kukulle” të Ibsenit, drama e cila shërbeu si gjenezë e lëvizjeve feministe në Evropë.

E çuditshme është aftësia e Tinkës për të kaluar nga njëra gjini e dramës në një tjetër e pastaj në atë të filmit duke u përshtatur më së miri me rolet që i jepeshin. Kështu nga roli shumë tragjik që kishte në dramën “Gjaku i Arbnit”

ku duhet të vajtonte pesë djemt që i ishin vrarë në luftë, kaloi në rolin e Sonjës te “Histori Irkutase” e pastaj edhe në atë të Desdemonës në “Otellon” e Shekspirit dhe Zonja Makbeth në “Makbethi” po të Shkespirit.

Në konematografinë shqiptare, vendi më i ndritshëm në plejadën e aktorëve i takon pikërisht Tinka Kurtit e cila është aktorja kryesore e të parit film artistik shqiptar, “Tana” të shfaqur në vitin 1958.

Pastaj vazhdon edhe me shumë role të tjera si ai i Nënë Pashakos në “Yjet e netëve të gjata” e deri te Halla në komedinë e famshme “Çifti i lumtur”.

Sipas biografisë së saj bërë nga Marian Shestani, ajo ka fituar shumë çmime kombëtare të filmit mes të cilëve përfshihet edhe ai i karrierës.

Emri i saj gjendet në enciklopedite ruse, indiane, egjiptiane, hungareze, britanike dhe amerikane, ndërkohë që teatri shqiptar në Malmoe mban emrin e saj.

Tinka Kurti mbetet padyshim një ikonë e artit skenik e kinematografik shqiptar si një artiste e dimensioneve madhore të skenave shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...