Gjykata e apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e hipotekës ne Shkodër Zamir Leka ndërsa ka dhënë “arrest shtëpie” për ish juristen Frida Mirashi.

Gjatë seancës në apel ish drejtori i hipotekës Zamir Leka për shkak të rrethanave familjare  ka kërkuar që ti jepet një masë më lehtësuese per shkak se ka gruan shtatezene duke qenë igatshëm të vendosë edhe garanci pasurore por gjykata e apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Ish drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Shkodrës.