Jemi vendi më i uritur në Europë – Indeksi global i urisë, Shqipëria humbet 5 vende, jemi më keq se në vitin 2000

Shqipëria ka humbur ndjeshëm pozicione në indeksin global të urisë, që publikohet çdo vit. Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet e 53-ta në botë, ndër 119-të shtete,

 

ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 48-të, ndër po aq shtete. Përkeqësim ka edhe në pikëzim, çka do të thotë se, rënia e Shqipërisë në këtë renditje nuk është rrjedhojë e përmirësimit të të tjerëve, por e përkeqësimit në vendin tonë.

 

Madje, ky është niveli më i ulët historik, dhe këtë e tregon edhe grafiku. Shqiptarët sot ushqehen më keq se në vitin 2000. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, Shqipëria renditet e fundit në mënyrë të padiskutueshme.

 

Në këtë indeks, radhiten vetëm vendet që e vuajnë problematikën e urisë, dhe jo vendet e zhvilluara.

 

Tre nën-indikatorët kyç, mbi të cilët përpilohet indeksi janë: zinxhiri ushqimor, vdekja foshnjore, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Siç e tregon qartë edhe harta, Shqipëria është vendi më i uritur në Europë

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...