Historia e dhimbshme e kësaj nëne që nuk u dorëzua asnjëherë për të bijën

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” Jorida rrëfeu gjithë kalvarin e dhimbjeve dhe vështirësive të shtatzënisë së dytë. 7 vitesh pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë.
Përmes një bisede, ajo tregoi se mjekët i thanë në fillim se do sillte në jetë një djalë dhe jo vetëm kaq.

“Në muajin e tetë nuk po e ndieja më fëmijën. U bëra merak dhe shkova bëra një eko. Mjeku më tha se fëmija ka vdekur. U shtanga. U mundova ta ngushëlloja veten duke thënë vazhdimisht se ‘ti e ke një fëmijë, mos u mërzit’.

Kishim kaq muaj që po e prisnim, por doktori më tha të shkoja ditën tjetër që ta hiqnim. Rrinim të gjithë në heshtje. Të gjithë qanin, njësoj si të kishte vdekur një njeri i madh. I kisha bërë çdo gjë gati.”

Më pas, Jorida tregon për momentin kur teksa të gjithë qanin për humbjen e bebushit, ndjeu diçka që i lëvizi në bark shkruan tv klan.

“Im vëlla mbështeti kokën tek barku dhe vetëm qante. Në atë moment m’u duk sikur diçka lëvizi. Më thanë se ndoshta ishte thjesht fiksimi im, por këmbëngula të shkonim në spital.”

Pasi mjekët kuptuan që bebit i rrihte ende zemra, vendosën ta shtronin Joridën për një muaj në spital, gjendja e të cilës përkeqësohej dita-ditës.

“Më futën në sallën e operacionit. Fëmijën nuk e ndjeva të qante, as nuk ma treguan. Nuk më thanë asgjë. Dija thjesht që po lindja një djalë. Kur nuk qau, mendova se vërtet e kisha lindur të vdekur.

Erdhën infermieret më vonë dhe më vunë rripin rozë. Aty u shtanga kur mora vesh që në të vërtetë kisha sjellë në jetë një vajzë.”

Megjithatë ditët sa vinin dhe vështirësoheshin. Gjendja e Joraldës së vogël nuk përmirësohej, aq sa mjekët këshilluan heqjen e aparaturave.

“Ishte thjesht 900g. Nuk ma sillnin pasi doktorët mendonin se mund të mos mbijetonte dhe s’dëshironin që të kisha në kokë imazhin e saj […]

I thanë bashkëshortit që ta merrnim në shtëpi, pasi nuk kishte shpresa. Ai këmbënguli që të mos ia hiqnin oksigjenin. Nuk donte të vdiste nga ne, por nga Zoti.”

Por gjërat duket se u përmbysën. Pavarësisht se ishte vetëm 900g dhe foshnja nuk ushqehej me qumësht, por me sondë, familja e Joridës nuk i humbi shpresat. Për gati 3 vite, Alda e vogël nuk vishte rroba të moshës së saj pasi ishte shumë e vogël.

“Nuk e mendoja se do isha kaq e fortë. E quaj vajzën bekim të Zotit, pasi doktorët nuk më dhanë shpresë.”

Vajza festoi 5-vjetorin plot ngjyra, me personazh surprizë Erik Lloshin, idhullin e saj, me ndihmën e “E diela shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...