BASHKIA RIKONSTRUKTON SHKOLLAT EDHE NË ANË TË MALIT

Nga një godinë e degraduar, shkolla 9 vjecare “Veli Tela” në Muriqan të Anës së Malit është rikonstruktuar nga bashkia e Shkodrës.

Kjo e fundit bëri të mundur rikonstruksionin dhe pajisjen me bazën e nevojshme materiale të shkollës e cila ishte kthyer në një nga shqetësimet kryesore të banorëvë të zonës.

Catia e shkollës është vendosur e re ndërkohë është realizuar lyerja e ambjenteve të brendshmë dhe të jashtme. Po ashtu për të kaluar nxënësit është parashikuar edhe ndërtimi i këtij trotuari me gjatësi 90 meter.

Drejtori i shkollës Xhevdet Landa vlerëson bashkinë e Shkodrës për rikonstruksionin e kësaj vatre dije.

Ndërkohë administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni vlerësoi cilësinë e punimeve dhe theksoi se kjo shkollë është një tjetër dëshmi e vëmendjes që ka Bashkia ndaj zonave rurale.

Sipas tij bashkia ka kryer rikonstruksionin edhe në shkollat e tjera të kësaj njësie.

Bashkia i cilëson si investime afatgjatë ndërhyrjen në shkolla që mundëson dhe rritjen e numrit të nxënësve ne vitet e ardhshme. Në Anën e Malit janë disa shkolla janë përfshirë në rikonstruksion.

/STAR PLUS/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...