Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive që përhapet nga një person i sëmurë tek tjetri përmes nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnë papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

 

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por personat që janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

 

-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

 

-Njerëzit 65 vjeç e sipër

-Gratë shtatëzëna.

 

-Njerëzit me sëmundje kronike.

Simptomat mё tё zakonshme të gripit sezonal janё: temperaturё, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.

 

Sipas gazetës “Shëndeti”, mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët ju këshillojnë:

-Qëndroni në shtëpi

-Qëndroni veç nga të tjerët

-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje

 

-Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini

-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj

-Evitoni kontaktet me njerëzit.