Opinion nga Viron BEZHANI*

Rrallëherë ndodh që një njeri të lërë gjurmë dhe të triumfojë në dy sporte të ndryshme, por një i tillë është Zef Gjoni, një ikonë jo vetëm e sportit shkodran por edhe atij shqiptar.

Një njeri i dashur për shkodrën dhe për të gjithë ne, që ka zënë një vend të padiskutueshëm në historinë e sportit shqiptar jo vetëm në sportin e fëmijërisë, basketbollin, por edhe në boks.

Natyrisht që rinia e sotme e njeh më shumë për sukseset e arritura në ring, por ky kolos i sportit shqiptar ka qenë po kaq i suksesshëm në rininë e tij edhe në basketboll.

Me ardhjen e demokracisë, Zef Gjoni ka meritat e veçanta, ndoshta edhe më të mëdha se në basketboll, pasi është rithemeluesi i sportit të boksit në Shqipëri.

Në spotrin e boksit dominimi i tij dhe Vllaznisë është absolut, pasi numëron 22 tituj kampionë e mjaft trofe të tjerë me të rriturit e grupmoshat.

Është një ndër trajnerët më të suksesshëm jo vetëm i Vllaznisë por në gjithë Shqipërinë, suksese që vështirë se mund të përsëriten.

Zefi është ende aktiv dhe ka mundësinë të përmirësojë edhe më shumë këto tituj personal dhe unë jam i sigurt në këtë. Ai ka 80 tituj të ndryshëm,

ka stërvitur me qindra sportistë, por një njeri kaq aktiv dhe mjaft i dashuruar me spotrin do të vazhdojë të thotë fjalën e tij dhe ne e kemi për nder e kënaqësi që ta kemi mes nesh.

Urime Zef!
Si drejtues i boksit është vlerësuar me:
1. “Medalja e Artë” nga Komisioni Kombetar i Sportit
2. Titulli “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikës

A. Eshtë nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia Shkodër.
B. Si edhe me medaljen “Për Trimëri” nga Presidenti i Republikës.

*Autori është President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar