Si një nga destinacionet kryesore për të gjithë shkodranët është Shiroka ku thuajse të gjithë zgjedhim pikërisht të shkojmë atje për të shijuar pamjen piktoreske por edhe pse jo për të drekuar apo darkuar. Por pavarësisht se kjo është edhe një nga zonat më të frekuentuara dhe jo vetëm nga shkodranët por edhe nga turistët që vizitojnë qytetin tonë kjo znoë shoqërohet nga problematika të ndryshme.

 

Pavarësisht se prej pak ditësh është nisur puna për tu vënë në zbatim plani për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës i cili konsiston në rigjenerimin e gjithë bregut perëndimor, duke ndërhyrë në infrastrukturën publike dhe duke u bërë një nxitës real i zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë për gjithë këtë zonë. Panorama që hasen të gjithë ata që shkojnë në Shirokë është se mbeturiant të shoqërojnë thuajse në çdo vend.

 

Gjithësesi si tepër shqetësuese për të gjithë edhe ngushtësia e rrugës që të shpie nga Shiroka drejtë Zogaj edhe pse kalimi nën territorin administrativ të bashkisë së Shkodrës për fshatin Zogaj në vitin 2007 u shoqërua edhe me premtimin se rruga do të zgjerohej por që atëherë nuk është ndërmarrë asnjë investim në këtë drejtim ku madje kjo ngushtësi e rrugës është kthyer edhe në burim aksidentesh.

 

Mungesa e një rruge normale ka bërë që banorët e lagjes Zogaj ta ndiejnë veten të diskriminuar dhe të shkëputur nga qyteti i Shkodrës.Në të dy anët në disa segmente rruga ka krijuar ngushtime të thekuar si shkak I rritjes së shkurreve, por edhe rrëshqitjes së gurëvve nga mali Në kohë fushatash deputetë të dy qeverive i kanë premtuar banorëvë të lagjes Zogaj se rruga do të zgjerohet por asgjë nuk është bërë.