Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin më të ri që pritet të zbatohet duke nisur nga 1 janarit i 2019-ës.

Bëhet fjalë për ligjin ‘Për lojërat e fatit’. Përmes një postimi në Instagram kreu i qeverisë bën të ditur se ligji është përcjellë për miratim në

Parlament, ndërsa sipas tij në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat.

“Ligji për ndalimin e basteve e kazinove elektronike u nis në parlament😊Në 31 dhjetor

mbyllen përfundimisht të gjitha qepenat👊”, shkruan Rama,

ndërsa ka postuar edhe projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave.