Dy prej qarqeve më problematike për kanabisin Shkodra dhe Vlora janë thirrur në një takim të përbashkët nga prezenca e OSBE në Shqipëri, takim ky që u zhvilluar në Shkodër.

 

 

Drejtorja në detyrë e OSBE Katerine Kristesashvili u shpreh se institucionet vendore kanë patur mangësi të njohurive për të luftuar kultivimin e kanabisit ndërsa tha se duhet të kontribuojnë në zhdukjen e qëndrueshme të kanabisit.

 

 

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se ka qenë mosbesuese ndaj policisë ndërsa u shpreh se pavarësisht rezultateve pozitive në 2018-ën ende ka probleme. Drejtori i policisë Shkodër Vehbi Bushati e quajti 2018-ën si rezultati më i mirë në 20 vite në luftën antikanabis.

 

 

Gjatë takimi kryebashkiakja Ademi dha disa propozime se çfarë duhet të ndryshojë për policinë ndërsa nuk nguroi të akuzojë ish-drejtorin e policisë Alban Çela se nuk ka patur vullnet të luftojë kultivimin e kanabisit.

 

 

Ky takim i organizuar nga OSBE do vijojë edhe në zona të tjera në Malësinë e Madhe për të qenë sa më pranë komuniteteve në luftën kundër kanabisit.