Të gjitha hapësirat e zëna padrejtësisht edhe në qendër të qytetit të Shkodrës do të lirohen nga ana e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit. Tashmë pas lagjeve Rus, në unazë apo zona të tjera aksioni për lirimin e hapësirave publike është përqendruar në pedonalen “Kolë Idromeno”.

 

 

Që në 5 të mëngjesit forcat e policisë së shtetit bashkë me efektivët bashkiak kanë zbritur në terren për të bërë të mundur lirimin e hapësirave publike. Fillimisht nuk është ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit derisa është marrë një lloj konfirmimi për të liruar ato tavolina, pode apo stenda që janë vendosur pa leje.

 

 

Edhe pse kanë kohë që janë vendosur pa leje dhe vetë bizneset kanë rënë dakord që në janar të këtij viti për të liruar hapësirat publike ky afat është shtyrë deri më tani për arsye të ndryshme duke mos toleruar më askend. Policia bashkiaka dhe ajo e shtetit kanë hasur në kundërshti fillimisht teksa disa prej pronarëve kanë kërkuar një afat 5-ditor por kjo nuk është mundësuar duke qenë se të gjitha subjektet kanë qenë të njoftuara në kohë për aksionin për lirimin e hapësirave publike.

 

 

Në këtë mënyrë vetë pronarët kanë nisur që të heqin podet dhe tavolinat e tyre të cilat i kanë vendosur në mënyrë të padrejtë, pa patur lejen e duhur. Shpesh herë qytetarë por edhe turistë të ndryshëm janë ankuar jo vetëm se nuk ka shumë mundësi kalimi dhe komunikimi me bizneset në pedonale por edhe për mënyrën e ndërtimit

 

 

duke i kthyer në kioska gati të shëmtuara në një vend si pedonalja “Kolë Idromeno” e cila kudo rrethohet nga një arkitekturë e veçantë.

 

Tashmë duhet pritur nëse do t’i shkohet deri në fund këtij aksioni dhe se çfarë do të ndodh më pas me pedonalen dhe zonat e tjera ku është ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike.