Një sheik ka denoncuar tre bashkëshortet e tij të ligjshme pasi nuk e lejuan të martohej me një tjetër. Sheiku maroken, Mohamed Fizazi konfirmoi se kishte çuar çështjen në gjykatën ndërsa vendosi që të mos e komentojë pa u konsultuar me avokatët e tij. Ligji markone përcakton se një burrë ka të drejtë të martohet me katër gra, me kusht që të marrë pëlqimin e bashkëshorteve.
Por kjo gjë ka shkaktuar konflikte në çift dhe raste të shumta të divorcit pasi gratë kanë refuzuar të ndajnë me të tjera burrin e tyre. 67-vjeçari është dënuar me 30 vite burg për militantizmin radikal islamik por ai u fal nga Mbreti Mohamed VI së bashku me disa bashkëbesimtarë, duke u bërë që nga ajo kohë një mbrojtës i zjarrtë i monarkisë.
Që pas lirimit të tij, ai është bërë një personalitet shumë mediatik për mëllefin e tij kundër ateistëve, liberalëve dhe të gjithë atyre që nuk pajtohen me mendimet e tij ultra-konservatore. Vitin e kaluar, sheiku u akuzua për rrëmbimin e një gruaje palestineze me të cilën donte të martohej.