Giulio Hoxhallari është 21 vjeçari shqiptar i cili la pa fjalë  jurinë e “Tu si que vales” në Itali.

Ai ka kërcyer duke vënë në skenë të gjitha stilet që ka mësuar në kurse të ndryshme baleti gjatë karrierës së tij të shkurtër deri më tani.

Në prapaskenë është shoqëruar nga e ëma, e cila ka arritur të kalojë me sukses dy sëmundje të rënda, si dhe i ati.

Ata rrinin gjatë gjithë kohës me zemrën e ngrirë e herë pas here edhe duartrokisnin për të birin.

Në përfundim të performancës, njëri prej anëtarëve të jurisë, Teo Mammucari, u shpreh:

Ndihet shpirti i asaj që bën”.

I riu shqiptar arriti të fitonte zemrën e të gjithë publikut si dhe të jurisë, e cila, si përherë përbëhej nga Maria De Filippi, Gerry Scotti, Teo Mammucari, Rudy Zerbi.